Duke e konsideruar 30 qershorin si triumf e jo humbje politike, kreu demokrat Basha e thellëoi akoma dhe më tepër shifrën që sipas tij u bojkotuan votimet.
Nga Shkodra, Basha tha se ajo ishte për Guinness.
“Së pari dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë këtij qyteti fisnik, zemrës europiane të Shqipërisë! Siç ka qenë në histori, ashtu është edhe sot. Me refuzimin rekord për librat Guinness, prej 94 % të qytetarëve që refuzuan jo vetëm farsën e 30 qershorit por dje regjimin e hajnave dhe kriminelëve të Edi Ramës”, theksoi Basha.
Nga ana tjetër, mazhoranca thotë se më 30 qershor ajo morri po atë kuotë votash që ka marrë në zgjedhjet e fundit qyshse erdhi në pushtet, madje dhe diçka më shumë. /tesheshi.com/