Me një flamur kombëtar në valëvitje, kreu demokrat Lulzim Basha ka përcjellë urimin e tij në facebook për 28 Nëntorin, pa e specifikuar, Pavarësinë apo Çlirimin, por duke lënë të nënkuptuar se janë të dyja brenda.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo ku janë GËZUAR 28 NËNTORIN! Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Basha. Për partinë e tij, sot është edhe dita e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit. /tesheshi.com/