Gjatë njw ndalese në Korçë, kreu demokrat Basha u bëri një sërë premtimesh banorëve të atyshëm, prej atyre në natyrës ekonomike, me bindjen se shumë shpejt do mund të jetë në pushtet.
“Ulja e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të jetë 20%. Ulja e çmimit të energjisë do t’ju krijojë mundësinë që të mbani biznesin. Të punësoni edhe dikë tjetër dhe të mos mbyllni biznesin. Me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të klasifikohet si biznes i vogël.
Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajë vetëm një taksë lokale dhe qëndrore bashkë. 0.5% të xhiros vjetore. Me këtë taksë do të shlyhesh të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Do të vendosësh një pullë këtu në xham dhe prania e çdo inspektori do të kondiderohet e paligjshme.
Këto masa i marrim për të përmirësuar klimën e biznesit si punësuesi më i madh. Ulje e çmimin të naftës, ulje të çmimit të energjisë dhe 0.5% taksë e xhiros vjetore”, tha Basha.
Por sipas tij, të gjithë këto nuk mund të bëhen pa u larguar Rama.
“Pa larguar një qeveri që është kapur duke ju vjedhur ju asgjë nuk bëjmë dot. Më 16 shkurt qytetaria e Korçës të zbresë në Tiranë në protestë”, theksoi kreu demokrat. /tesheshi.com/