Partia Demokratike ka nisur konsultimet me aleatët e saj në lidhje me reformën zgjedhore. Basha ka zhvilluar një takim me kryetarë të partive parlamentare aleate, pak ditë pasi PD ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.
PD shprehet se takime të tilla do të zhvillohet edhe me aleatët joparlamentarë, ku do të mblidhen propozime, të cilat më pas do të paraqiten në Kuvend.
“Konsultime me çdo forcë politike dhe faktorë shoqërorë në kuadër të zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore do të synojë të ndalë manipulimin dhe shitblerjen e votës. Reforma zgjedhore do të bazohet në votimin dhe numërim elektronik, si dhe do të mundësojë pjesëmarrjen e emigrantëve”, mësohet të jetë shprehur Basha.
PD ka hedhur idenë e rikthimit të sistemit mazhoritar, që dëmton direkt partitë e vogla. /tesheshi.com/