Ish-kreu demokrat “lau gojën” për Salianjin, tashmë në burg, duke bërë avokatin e tij, spekullativisht, në grupin parlamentar të Partisë Popullore Europiane.
Spekullativisht, pasi nuk tha të vërtetën se për çfarë është akuzuar ish-kolegu i tij demokrat, me të cilët tashmë janë ndarë në rrugëtimin politik. Ahere, në 2018-ën, kur ia ofruan publikut gjasme zërin e vëllait të Fatmir Xhafajt, ishin krah njëri-tjetrit.
“…Arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia…”, tha Basha.
Në fakt, dënimi i Salianjit është jo për dënimin e vëllait të Xhafajt, por për sajimin e zërit të tij në një audipërgjim të pretenduar.
Kujtojmë se audiopërgjimi iu shpall publikut nga katër emra të PD-së së asaj kohe, por ai që e hëngri burgun është vetëm Salianji. /tesheshi.com/