Kreu demokrat Basha tha se i qëndron tre-pikëshit të tij për zgjidhjen e krizës pas-tërmetore, dhe pse ajo u ironizua nga shefi i qeverisë, i cili nga ana e tij i rikërkoi uljen për të biseduar bashkërisht çdo ide e propozim. “Ankesat janë masive, s’jam në gjendje t’i verifikoj, në mes të shiu, askush nuk duhet të qëndrojë në çadra. Jam i revoltuar dhe i shqetësuar me situatën në Ishëm, në Bubq, në Durrës në lagjen 7, paralizë totale.
Përsëris thirrjen time: kemi propozuar 3 pika për të gjithë ata që kanë veshë e duan të dëgjojnë. Të përshpejtojnë procesin e vlerësimit, ka filluar dimri, është ftohtë, bie shi.
500 inxhinierë janë gati të kontribuojnë vullnetarisht për përshpejtimin e vlerësimit. Paratë e oligarkëve t’i dërgojë tek ata që kanë nevojë. Të gjithë fshatrat rreth e qark Durrësit janë totalisht të goditura. Jemi në kohë emergjence, s’është çështje gare por mirorganizimi”, tha Basha pas një inspektimi në terren.
Ai e paraqiti situatën si shumë të rëndë, duke aluduar se ka një pasivitet në reagimin qeveritar. /tesheshi.com/