Një hat-trick u uruguajanit ka qenë më se i mjaftueshëm që blaugranasit të mposhtin skuadrën kineze Guangzhou, (3-0). Në këtë mënyrë Barcelona merr biletën e finales, duke mos shpenzuar shumë për të fituar. River Plate do jetë “kafshata” e fundit para se klubi azulgrana të ngrit kupën e botës për klube.
Mungesat e shumë lojtarëve, nuk ishin aspak problem, që Barcelona të mposhtë skuadrën e trajnerit Felipe Scolari, që nuk mundi të rezistojë më shumë.
Finalja e kupës së botës për klube do zhvillohet të dielen, me Barcelonën dhe River Plate-n që janë në garë për ta fituar. /tesheshi.com/