Pas sulmit të bujshëm që gjunjëzoi të mëdhenjt e internetit, pëfshirë Netflix, Spotify, Reddit dhe Twitter duke bllokuar aksesin me anë të një sulmi të njohur si “DDoS Attack”, tani edhe tregu finaciar ka fillur të frikësohet e njëkohësisht të vetëdijësohet për rrezikun që vjen nga sulmet kibernetike.
Sulmi i fundit ishte vetëm një përkujtues i potencialit të madh që mund të ketë një sulm kibernetik i koordinuar. Për këtë arsye korporatat po mendojnë për një plan veprimi.
Sipas ekspertëve britanikë, disa nga bankat kryesore të Londrës po fillojnë të mledhin monedhenë dixhitale “Bitcoin” në rast se në të ardhmen do t’u duhet t’i paguajnë hakerat. Dr. Simon Moores, një ish-ambasador për teknologjinë i qeverisë britanike thotë se disa nga institucionet finaciare londineze po fillojnë të mendojnë se është më pak e kushtueshme për ta t’i paguajnë hakerat që i kërcënojnë se sa t’i vuajnë pasojat e sulmeve të tyre.
‘Policia do të thotë se nuk kanë burimet e nevojshme në dispozicion për t’u përballuar me këtë (problem) për shkak të rritjes së numrit të sulmeve’.
Nga një kënvështrim pragmatik, institucionet financiare po shohin mundësinë e ruajtjes së bitcoin-ëve në rast të ndonjë ngjarjeje fatkeqe ku ata mund të jetë shënjestrat e ndonjë sulmi kibernetik e ku forcat e rendit mbase nuk do të jenë në gjendje t’i ndihmojnë. /tesheshi.com/