Banka Qendrore Evropiane ka gjobitur bankën italiane “Banko Popolare di Vicenca” me 11.2 milionë euro, për shkak të shkeljes së rregullores mbi ekspozimin e rrezikut.
Gjithashtu gjoba ka të bëjë me mosrespektimit të drejtave për raportim publik mbi afarizmin, njoftoi sot institucioni financiar me seli në Frankfurt.
Rreth 8.7 milionë euro nga shuma e përgjithshme ka të bëjë me dënimin për shkak, se banka nuk ka përmbushur kërkesat lidhur me raportimin tremujor dhe atë vjetor për afarizëm në vitet 2014 dhe 2015. /tesheshi.com/