Krimi i parë në Shqipëri për 2019-ën ka qenë ai “në familje”. Në Ballsh, Gazment Musta 34-vjeç, vrau me thikë të shoqen Gentiana Çaushaj 31-vjeçe, si dhe kunatën Merisa Çaushaj 18-vjeçe.
Sipas hetimeve të para, autori që tashmë ndodhet pas hekurave ka qenë në gjendje të dehur kur ka sulmuarme thikë në ambient familjar dy mortat, njëra gruaja e tij dhe njëherësh nënë e dy fëmijëve, 3 dhe 7 vjeç.
Shkak mendohet të ketë qenë një debat burrë e grua për një vizitë të kërkuar nga kjo e dyta te prindërit e saj.
Çifti jetonte prej vitesh në Greqi dhe ishin kthyer për festat e fundivitit.
Me gjasë, dy net më parë ata kanë trokitur gotat duke u uruar ndërsjelltazi për një vit të mbarë. Por pikërisht “gotat e trokitura”, në rastin konkret nga ana e burrit, u kanë rezervuar të kundërtën. /tesheshi.com/