Ismail Morina, personazhi emblematik i nacionalizmit folklorik shqiptar, njeriu i dronit të famshëm me flamur të sajuar mbi Beograd në përballjen Serbi – Shqipëri, ka përfunduar sërish pas hekurave.
Ditë pasi publikoi veten mbi një traktor të ri, ëndërr e tij rurale, Ballisti është arrestuar nën akuzën e një dënimi penal të pashlyer.
“Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’”, thuhet në njoftimi policor. /tesheshi.com/