Presidenti Meta ka ndërhyrë politikisht dhe në procesin “Babale”, duke pritur në zyrë të akuzuarin për stisje, ish-deputetin Salianji, dënuar me 1 vit burg nga gjykata.
“Kreu i Shtetit e inkurajoi Salianji që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij. Kreu i Shtetit e garantoi Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.
Edhe pse ngjan si akt normal në dukje, ku së paku nuk ka një qëndrim të njëanshëm ndaj procesit, është e paprecedent që kreu i shtetit të presë në zyrë një individ nën akuzë.
Vetë Meta, me verdikt gjyqësor, ka dalë i pafajshëm nga videoja e bujshme e janarit 2011, edhe pse opinioni është i bindur për të kundërtën, nga ajo çfarë ka parë me zë e figurë. /tesheshi.com/