Avokati i Popullit, Igli Totozani tha se janë shtuar kërkesat për aplikim për në organet e vettingut nga ana e juristëve të rinj.
“Kemi gjatë ditës së djeshme dhe sot një numër shumë të madh njerëzish të interesuar që po shkruajnë në adresën tonë të reformës në drejtësi dhe janë të interesuar që të kandidojnë për të gjitha organet e vettingut”, tha Totozani, institucioni i të cilit udhëheq këtë proces.
Për më tepër, ai tha se Avokati i Popullit është i angazhuar tërësisht për t’jua bërë më të lehtë aplikuesve plotësimin dhe paraqitjen e dosjeve përkatëse
“Të kandidojnë masivisht, sikurse po ndodh në këto momente dhe i sigurojmë që institucioni i Avokatit të Popullit, jo vetëm përmes eebit, por unë personalisht dhe stafi jemi këtu deri në momentin e fundit, çdo ditë nga 8 e 30 e mëngjesit deri në 8 e gjysmë të darkës, deri të enjten që është dhe afati i fundit”, tha Totozani. Ndërkohë, një apel i është përcjellë dhe nga përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, Zyra e BE-së dhe Ambasada Amerikane, investuesit kryesor të këtij procesi dhe përgjithësisht Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/