Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Lufta në Jemen: SHBA kap armët iraniane nga “aleatët”

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Netanyahu: Lidhjet me shtetet arabe, më prioritet se paqja me palestinezët

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    Dokumentet britanike: Bush urdhëron CIA-n të gjejë zëvendësues për Arafatin

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    E paimagjinueshmja ndodh në areoportin e Tel Avivit

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Presidenti kroat: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën!

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Asocacioni, Kurti sfidon sërish amerikanët

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

    Sfida e gazit, AFP: Dimri s’ka mbaruar ende, ç’po bën Evropa?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti: “Sopoti”, “Mostra”, “Kumanova”, ja se si janë shkelur haptazi të drejtat e njeriut

Nga te Sheshi
22/05/2015
në Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti: “Sopoti”, “Mostra”,  “Kumanova”, ja se si janë shkelur haptazi të drejtat e njeriut

Intervistoi: Memedali Jusufi

Gjendja me të drejtat dhe liritë e njeriut në Maqedoni është shumë brengosëse. Nga dita në ditë vështirësohet edhe më tepër, ku pa e tepruar mund të thuhet se Maqedonia mund të shpallet kampione e Evropës në këtë fushë.

Rasti i “Kumanovës” ku u përleshën forcat e sigurisë së Maqedonisë me një grup të armatosur shqiptar, rezultoi me shumë të vrarë dhe të plagosur. Ixhet Mehmeti, Avokat i Popullit,  thotë se për herë të parë në jetën e tij i ndodhi që dikush t`i përgjigjet në atë formë brutale, siç kishin vepruar drejtuesit e burgut të Shutkës në Shkup, të cilët i kishin thënë se e dinë që Avokati i Popullit vepron në përputhje me ligjin, por që kanë direktiva nga lart që ta pengojnë në ushtrimin e detyrës.
Në një intervistë dhënë portalit ‘tesheshi.com’, z. Mehmeti flet për këtë situatë të rëndë që po kalon vendi…

Z. Memeti, çfarë po ndodh aktualisht në Maqedoni me të drejtat më elementare të njeriut?

Janë vërejtur shkelje të mëdha të të drejtave dhe lirive të njeriut, duke filluar nga administrata publike, gjykata, policia dhe shumë institucione tjera. Sa i përket administratës publike, numri i ankesave gjithnjë shkon në rritje pasi që administrata dukshëm është jo efikase, e politizuar dhe shumë e dobët në punën e saj. Me 20 përqind është rritur numri i ankesave në fushën e Jurisprudencës, ku shqetësues është perceptimi i qytetarëve se vendimet gjyqësore miratohen edhe në mënyrë të njëanshme, nën presion dhe nga gjyqtarë joprofesional. Gjithashtu, në rritje shkon edhe numri i diskriminimit të qytetarëve të cilët kërkojnë mbrojtje nga kjo dukuri, dhe një numër i madh i tyre ankohen se diskriminohen në bazë etnike.

Z. Memeti, familjarët e të arrestuarve të “Kumanovës” kanë pritur me orë të tëra para dyerve të burgut, ata ankohen se nuk u lejohet t`i vizitojnë të afërmit e tyre. A është e drejtë kjo?

Pas grumbullimit të dëshmive dhe informacioneve, kemi siguruar dëshmi të mjaftueshme se tek një i paraburgosur është kryer torturë. Njëlloj edhe në rastet e tjera të të paraburgosurve kemi informacione për maltretime dhe tortura dhe këto denoncime janë bërë edhe nga avokatët e të afërmit e të paraburgosurve. Kemi informacione dhe të dhëna se personi i punësuar në polici, që është nga Kumanova, është trajtuar keq dhe maltretuar që kur është shqiptuar masa e paraburgimit. Për ne, personat zyrtarë që kanë kryer aktet e tilla nuk janë të njohur, por për organet e tyre përgjegjëse ata janë të njohur dhe dihet se cilët kanë qenë policët.

Ne kemi të dhëna për gjendjen e rënduar edhe për të burgosurë të tjerë, por siç thashë procedura është mjaft e vështirë dhe komplekse.

Z. Memeti, rasti i përgjimeve shkeli të drejtën e privatësisë dhe të familjes, pasiqë opozita bëri publike nëpërmjet “bombave” se qytetarët janë përgjuar në mënyre joligjore. Cili është vlerësimi juaj për këtë aferë?

Çdo herë kur ka shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos flasim kur kjo është një dukuri masive, institucionet duhet të reagojnë shpejt dhe në mënyrë efikase. Gjithçka tjetër do të linte dilema për mosbesim ndaj institucioneve, kështu që edhe ky rast kërkon punë shumë serioze, të shpejtë dhe profesionale të institucioneve. Përndryshe, nëse mbetet i pazbardhur shpejt dhe në mënyrë efikase, gjithsesi se do të lë pasoja të rënda në çdo aspekt edhe tek qytetarët edhe në shoqëri në përgjithësi. Vlerësoj se qytetarët që do të dëshmohet se kanë qenë viktimë e një përgjimi masiv joligjor, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre përmes gjykatave, institucioneve të drejtësisë si dhe institucionit të Avokatit të Popullit.

Z. Memeti, nga përgjimet dolen në pah abuzimet gjyqësore të rastit të “Sopotit”, ndërkohë që pritet edhe zbardhja e “Mostrës”. A mundet të na thoni edhe një herë mendimin tuaj mbi këtë proçes që dyshohet të jetë i montuar politikisht?

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këtë montimin e këtij rasti, duke filluar nga hetuesit, strukturat e shërbimit sekret që kanë ushtruar dhunë dhe inskenim, gjykatësit, prokurorët dhe bashkëpunëtorët  e tjerë që kanë ndihmuar këtë proces, duhet të përgjigjen penalisht. Përgjegjësi duhet të jape edhe lidershipi politik maqedonas dhe shqiptar që ka udhëhequr shtetin në këtë periudhë kohore, i cili edhe pse i ka ditur faktet ka heshtur përballë kësaj padrejtësie.

Kam kërkuar të kompensohen viktimat e këtij procesi, të burgosurit nga familja Klaiqi nga fshati Sopot, të cilët për gati një decenie u mbajtën të torturuar fizikisht dhe psiqikisht në kushte mizore në burgjet e Maqedonisë. Pa u zbardhur dhe gjykuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë këto raste, Maqedonia nuk mund të pretendoj anëtarësimin në familjen evropiane. Maqedonia si shtet kandidat për anëtarësim në BE e ka të domosdoshme t`i respektojë konventat ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut . /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!
Intervista

Tragjedia e një vendi: Rusia pushtoi Serbinë pa gjuajtur asnjë plumb!

29/01/2023
Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji
Intervista

Anullimi i vizitës në Bashkinë e Finiqit, presidenti Begaj shprehet pas një muaji

20/01/2023
Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?
Intervista

Pas hekurave për 40 vjet: si ishin orët e para të lirisë për këtë njeri?

12/01/2023
Lajme të tjera
Revista ‘Monitor’: Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë, të tensionuara

Revista ‘Monitor': Marrëdhëniet ekonomike Shqipëri-Kosovë, të tensionuara

Edi Rama, nesër në Prishtinë në inagurimin e shtatores së Ismail Qemalit

Edi Rama, nesër në Prishtinë në inagurimin e shtatores së Ismail Qemalit

Mitrovicë, sekuestrohen 175 vetura të vjedhura luksoze, ja si bëheshin gati për t`u shitur si të ligjshme

Mitrovicë, sekuestrohen 175 vetura të vjedhura luksoze, ja si bëheshin gati për t`u shitur si të ligjshme

TË FUNDIT

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

Kohë të vështira për Juven, më e keqja s’ka mbarruar…

2 orë Më parë
Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

Diçka s’po shkon te biznesi i Markut…

3 orë Më parë
Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

Hagë: ulje dënimi për ish-dyshen e UÇK-së

3 orë Më parë
Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

Mallkime në funeralin e një kardinali të akuzuar për pedofili: U përcëlloftë në ferr!

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

Një Serbi tjetër: Koha për paqe e pajtim me Kosovën!

02/02/2023
Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

Kurti, me gjashtë kushte për formimin e Zajednicës

02/02/2023
Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

Pamje: një armë e re e fuqishme po mbërrin në Ukrainë

02/02/2023
Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

Një episod me Henry Ford: kë zgjodhi mes dy të shkolluarve për t’i besuar post?

02/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Nga Gerti Gjyzeli: Drejtësia(e pavdekshme) popullore në Shqipëri

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist