Ekipi juridik evropian i Julian Assange do të përpiqet të kërkojë azil në Francë për themeluesin e WikiLeaks, gjyqi i ekstradimit të të cilit, me akuzat e spiunimit të SHBA fillon në Londër javën e ardhshme, raporton AP.
“Ne mendojmë se situata është mjaft serioze dhe është detyra jonë ta diskutojmë këtë me Presidentin Emmanuel Macron,” tha avokati francez Eric Dupont-Moretti.
Ai është një nga avokatët që shpjegoi në një konferencë për shtyp në Paris pse ata menduan se çështja kundër Assange ishte e padrejtë, duke përmendur shëndetin e tij të dobët dhe duke pretenduar se të drejtat e tij ishin shkelur në burgun në Londër.
Ata paralajmëruan gjithashtu se të gjithë gazetarët do të vuanin pasojat nëse Assange do të ekstradohej dhe burgosej në SHBA.
Anëtarët e ekipit francez thanë që ata po punonin për një kërkesë specifike që Macron të jepte azil për Assange në Francë, ku ai ka fëmijë nga rruga. /tesheshi.com/