Bratislav Zhivkoviç, i njohur gjerësisht si komandant i lëvizjes çetnike në Serbi, është arrestuar me urdhër të prokurorisë në Krushevac, për akuzën e organizimit të pjesëmarrjes së qytetarëve serbë në luftë jashtë vendit, siç informojnë mediat e Beogradit, duke iu referuar burimeve zyrtare.
Më konkretisht, Zhivkoviç dhe çetnike të tjerë, kanë marrë pjesë në grupet pro-ruse në Ukraninë, si pjesë e ekstremit të djathtë nën armë “Unite Continentale”.
Ndryshimet në Kodin Penal të Serbisë në vitin 2014, parashikojnë që pjesëmarrja e qytetarëve në fushëbeteja të huaja, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Deri më tani, Gjykata e Lartë në Beograd ka proceduar e më pas shqiptuar dënime, për 28 qytetarëve serbë që morën pjesë në konfliktin ukrainas. /tesheshi.com/