Kampi i Kalesë, i njohur ndryshe dhe si “xhungla”, nuk ka më emigrantë në të. Kjo është ajo çka lajmërojnë autoritetet franceze.
“Nuk ka më emigrantë në kamp. Misioni ynë është përmbushur,” deklaroi Fabienne Buccio, një zyrtar lokal.
Njoftimi erdhi ndërsa në kamp ende ka vatra të zjarreve të vëna në mesnatë dhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Mbi 4.400 emigrantë janë dërguar në qendra strehimi anembanë Francës, sipas prefekturës, kurse fëmijët e pashoqëruar janë strehuar në një qendër të përkohshme pranë kampit. 1.200 fëmijë janë regjistruar deri më tani.
Në 450 qendrat e pritjes anekënd vendit, ish-banorët e kampit të Kalesë do të kenë mundësi të kërkojnë azil, edhe pse shumë prej tyre kanë patur si synim vajtjen në Britani.
Presidenti francez, Francois Hollande, pati premtuar javë më parë për mbylljen e kampit në fjalë, pas një vizite në Kale. /tesheshi.com/