Stephen Paddock, 64-vjeçari që kreu masakrën në Las Vegas, ku mbetën të vrarë të paktën 58 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, ka qenë një njeri i qetë, pa problem me ligjin.
Vëllai i tij e përshkruan si njeri të qetë, të shoqërueshëm, që nuk i kishte me qejf armët dhe që nuk kishte shfaqur shenja çrregullimi mendor, apo depresioni në të shkuarën.
Eric Paddock, foli në një intervistë të shkurtër për mediat amerikane.
“Akoma nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur! U shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave. Ne nuk kishim vënë re asnjë ndryshim tek Stephen kohët e fundit. Ai ishte i qetë dhe armët nuk i ka patur kurrë përzemër”, thot Eric.
Familja Paddock ka patur probleme me ligjin edhe në të shkuarën. Babai i Stephen, Benjamin Hoskins Paddock qëndroi për tetë vite në arrati në listën e më të kërkuarve të FBI-së pasi arratisjes nga burgu, ku ishte dënuar për një seri grabitjesh të bankave dhe më pas ishte diagnostikuar si i sëmurë mendor.
Ndërkohë, autoritetet amerikane konfirmuan se Stephen kishte lëvizur shuma të konsiderueshme parash në llogaritë që kishte në disa sallone lojërash fati në Las Vegas dhe thonë se po punohet për të gjetur nëse bëhej fjalë për para të fituara nga bixhozi, apo borxhe për të shlyer. /tesheshi.com/