Në tregun e makinave klasike të Audit Sport Quattro është konsideruar si një nga modelet më të dëshirueshme.
Përkatësisht, ekziston një shembull i mirë i ruajtur i një veture sportive që nga 1984, pasi këto ditë është blerë me çmimin prej 425,000 euro. Një çmim fantastike po të kihet parasysh se tre dekada më parë, një Quattro i ri Audi Sport kushtonte 200,000 marka gjermane.
Gjithsej 220 modele ekskluzive Audi të këtij lloji u krijuan për të marrë miratimin për Kampionatin Botëror të Rally-t atë kohë. Versioni është mundësuar nga një 5-cilindër 2.1 litër turbobenzin 306 kuaj-fuqi.
Megjithëse destinacioni i vërtetë e modelit legjendar ishte një garë, 170 automjete përfunduan tek klientët privatë.
“425.000 euro për Sport Quattro është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë në tregun online për modelin e lartpërmendur Audi”, tha Christian Plagemann, Drejtor Classic Trader GmbH.
Megjithatë, rekord absolut në çmimin Quattro-s nuk është thyer: Në Sotheby’s të Londrës, një kopje e destinuar për tregun britanik në 2016 arriti çmimin prej 486,000 euro. /tesheshi.com/