Një fotografi u shfaq në mediat sociale që tregon momentet e fundit të zjarrfikësve që përpiqeshin të parandalonin përhapjen e mëtejshme të zjarrit në depon 12 në portin e Bejrutit vetëm disa momente përpara se të ndodhte shpërthimi i nitratit të amonit.
Fotografia, origjinalitetin e së cilës është konfirmuar nga Daily Mail, tregon zjarrfikësit para një dere masive të depove metalike që lexon “Hyrja 12” dhe ka një paralajmërim për kimikate të rrezikshme.
Guvernatori i Bejrutit tha se ekipi i zjarrfikësve që ishin në port u zhduk pas shpërthimit.
Personi që filmoi zjarrfikësit ndërroi jetë, dhe fotografia u gjet në celularin e viktimës. /tesheshi.com/