La Decima!
Rafael Nadal ka fituar për herë të dhjetë turneun French Open, një prej katër turneve Grand Slam.
Spanjolli e ka marrë trofeun në duart e tij pasi ka shkatërruar 3-0 zvicerianin Stan Wawrinka në finale.
Setet? 6-2, 6-3, 6-1!
Një finale me vetëm një lojtar në fushë, Nadal-in; tjetri, Wawrinka, rrallë u pa. Një finale ku historia ka vetëm një emër: Rafael Nadal!
Simply sensational. Long live the King of Clay!
Rroftë mbreti i dheut! Kështu shkruan BBC, këto fjalë gjen për ta përshkruar stuhinë e tenistit spanjoll, të pashoq në suksesin e tij në French Open.
Asnjë set i humbur, dominim i plotë, lojë spektakolare: gjithçka nga Rafa Nadal.
Një rrugëtim suksesi në Roland Garros i nisur me fitoren në 2005-n, duke u lënë vend vetëm tre emrave për ta fituar po ashtu atë që atëherë: Federer-it, Wawrinka-s dhe Djokovic-it.
I 15-ti Grand Slam i fituar nga Nadal, që tani synon të kapë Roger Federer-in, i cili ka 18 trofe Grand Slam-i.
“Ndjenja që kam këtu është e pamundur të përshkruhet… Eshtë aktiviteti më i rëndësishëm në karrierën time,” deklaron Nadal.
“Shihemi vitin tjetër,” premton spanjolli. /tesheshi.com/