Prishtinë – Agjencia e Statistikave të Kosovë (ASK) ka publikuar Bruto Produktin Vendo për tremujorin e dytë të vitit 2014, sipas të cilit, Kosova ka shënuar rënie në Bruto Produktin Vendor.
Më saktësisht, Bruto Produkti Vendor në tremujorin e dytë të vitit 2014 shënon rënie reale për 2.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013. Kjo rënie është e theksuar në aktivitetet ekonomike si: Furnizimi me energji elektrike, me gaz, furnizimi me ujë me (17.1%); Industria nxjerrëse me (13.5%); Ndërtimtaria me (11.8%); Transporti dhe magazinimi me (10.1%). Rritje kishte në aktivitetet financiare dhe te sigurimit me 5.5%, afarizmi me pasuri të patundshme me 4.1% etj.
Bëhet me dije se vlerësimet e Bruto Produktit Vendor janë kryer sipas aktiviteteve ekonomike, bazuar në klasifikimin statistikor te Aktiviteteve Ekonomike të Bashkimit Evropian (NACE Rev.2) dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante./TeSheshi/