Carrah Aldridge është një artiste e re amerikane, e cila, një ditë, pasi kishte pirë një kafe në kafenenë e famshme Starbucks, mendoi se ishte një mëkat i vërtetë të hidhje poshtë ato gota pas një përdorimi.
Kështu nisi të koleksionojë këto gota dhe t’i shndërrojë në vepra të vërteta arti, duke i dekoruar në mënyrë që secila prej tyre të duket unike dhe tepër origjinale.
Dhe faktikisht, duke parë gotat e Carrah, kuptohet se pse brenda kaq pak kohe po bëhet kaq shumë e famshme. Veprat e saj janë një shpërthim i vërtetë ngjyrash dhe janë realizuar vetëm me penela dhe lapsa.
“Jam frymëzuar nga veprat e Kristina Webb, një artiste që pikturonte filxhanët e saj. Vendosa ta provoja dhe unë mbi gotat e Starbucks”,- tregon Carrah.ngjyrat e saj ndjekin modën sipas stinëve, por edhe logoja e pamja ndryshojnë identitet e formë./tesheshi.com/