Artan Hoxha, gazetari i njohur i kronikës, tha në News 24 se një pistë për ulje-ngritjeje avionësh drogë ndodhet dhe në majën e Çajupit. Siç dihet maja e Çajupit është terren fushor, ndërkohë që gjatë qeverisjes së Berishës drejt asaj maje u asfaltua një rrugë e vështirë mali. Çajupi ndodhet përballë Gjirokastrës. Sakaq, Hoxha foli dhe për një pistë në Kardhiq, po në Gjirokastër.
Ndër më të rëndat fakte që seriviri ai në lidhje me drogën, ishte ai se edhe eksponentë të Gjygjësorit kanë investuar shumë të mëdha në këtë lloj industrie të paligjshme.
Sipas tij, e gjithë kjo përhapje në masë e kultivimit të kanabisit, erdhi për shkak se gjatë aksionit në Lazarat kokat e trafikut që nuk u prekën, arritën ta zhvendosin aktivitetin e tyre në terrene të tjera, siç dhe ndodhi e po ndodh.
Sa për rastin “Balili”, Hoxha tha se ndaj tij nuk ka asnjë urdhërrarresti të lëshuar nga autoritetet shqiptare, më saktë Prokuroria, dhe se kjo e bën paradoksal pozicionin e tij. /tesheshi.com/