I ftuar në Real Story përballë gazetarit Sokol Balla, presidenti Thaçi tha se dhe mund të ketë patur ndonjë rast të izoluar hakmarrjeje ndaj serbëve në kohën e luftës. Por UÇK sipas tij, në asnje rast nuk është përfshirë në krime të supozuara.
“Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve.
Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992. Theksoj se duhet të mendojmë për gjencodin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike.
Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë. Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës.
S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo.
Tjetra Serbia ka luftuar si shtet, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë.
Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë”, argumentoi Thaçi.
Ai pretendoi më tej se Haga është treguar e padrejtë në gjykimin e së djeshmes.
“Tribunali i Hagës ka pasur 17 vite kohë, që kur nisi dhuna masive ndaj shqiptarëve, që të ballafaqohet me krimet serbe. Edhe gjenocidi, edhe spastrimi ekonomik e 400 masakra janë të dokumentuara.
Dhuna në Kosovë nga ana e Serbisë, gjenocidi, ka adresë, është shteti i Serbisë, jo individë. Ata kanë funksionuar si shtet; parlamenti, qeveria, shtabi, policia, ushtria, etj, etj.
Unë besoj se një ditë rrëfimi im në gjykatë do të jepet hapur, ku do të mund ta dëgjojnë të gjithë ballafaqimin tim. Jam pyetur për gjëra që ata kanë menduar se i di. Kanë qenë gjëra që ne bashkë i kemi kërkuar dhe gjetur edhe në google. Unë nuk kam pasur asnjë akuzë politikisht, por vetëm për rolin tim në luftën e UÇK”, tha Thaçi. /tesheshi.com/