Është një dhuratë e shtrenjtë por që ju nderon dhe që prej kohësh është cilësuar si dhurata më e mirë e mundshme që mund t’i bësh një personi.
Prej paketimit ikonik dhe të pa ngatërrueshëm me asnjë tjetër, Chanel N°5 vijon të jetë ende një nga aromat më të famshme, edhe pse kanë kaluar plotë 94 vite nga krijimi i tij.
Është një aromë shumë shik, e cila i ka rezistuar kohës, tepër delikat, elegant dhe që të ngelet në mendje e në hundë sapo nis ta nuhasësh.
Gjatë këtij sezoni, shtëpia e modës ‘French fashion house’ ka krijuar një fragrancë të re të N°5 Grand Extrait Crystal ($15,000), një edicion i limituar, i cili përmbledh 30.4 ml parfum brenda një shisheje kristali.
Nëse keni një person shumë të veçantë, nëse doni t’i bëni përshtypje dikujt apo nëse mendoni se edhe vetë e meritoni, pse jo, ky Chanel do të ishte i përsosur për ju./tesheshi.com/