Të gjithë njerëzit e kanë këtë të harkuar të vogël në formë kanali, pavarësisht se dikush mund ta ketë më të theksuar, e të tjerë më pak të theksuar. Bëhet fjalë për një prerje vertikale mes pjesës së fundit të hundës dhe buzës së sipërme. Profesionistët e quajnë phltrum, por çfarë është në të vërtetë kjo prerje dhe përse e kemi ne?
Sipas të dhënave, shpjegimi është i lidhur me mënyrën se si fytyra është formësuar gjatë kohëve të ndryshme. Philtrum tregon vendin ku pjesë të ndryshme të fytyrës shkrihen në një të vetme.
“Ky vend është pika që lidh gjithë pjesët e fytyrës. Ka tre pjesë kryesore të fytyrës, të cilat lidhen në buzën e sipërme dhe që formojnë këtë prerje”,- shprehet mjeku Michel Mosley./tesheshi.com/