Pas përfundimit të referendumit për pavarësinë e Katalonjës kanë nisur edhe kalkulimet e para, jo në aspektin politik, po në atë sportive.
Nëse rajoni do të realizojë ëndrrën për shkëputjen nga Spanja, atëherë çështje që ka nisur të diskutohet është në cilën ligë të futbollit do të luajë Barcelona.
Arsene Wenger, trajneri i Arsenalit, shprehet se ardhja e Barcelonës në Premier League do të ishte interesante, por nëse kampionati do të zgjerohej, Celtic dhe Rangers do të kryesonin radhët.
“Do të përpiqesha të mësoja gjuhën e katalonjës”, ka thënë fillimisht Wenger pas fitores ndaj Brightonit.
“Nëse Barcelona dëshiron të bashkohet me Premier League, ajo i bën gjërat edhe më të vështira për të gjithë. Por unë nuk mendoj se ata do të shkojnë aq larg sa kjo.
Është interesante dhe do të ketë incidente në anën sportive, pasi Barcelona është një klub shumë politik.
Mendoj se do të jetë interesante të shohësh se si reagojnë ata në kampionat.
Ne kemi klube të mjaftueshme këtu, por nëse do të shkojë deri në 24 skuadra, ne duhet të ftojmë klubet skoceze para se të shkojmë te spanjollët”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /tesheshi.com/