Ylli Pata
Komunat që drejtohen nga serbët e Kosovës nuk do të kenë të drejtën e vetos për të kundërshtuar ligjet apo vendimet e qeverisë së Kosovës që kanë një kompetencë në territorin e tyre.
Por Asococacioni i Komunave nuk do ketë të drejtën që të hedhë poshtë një vendim të Kuvendit të Kosovës, i cili ka marrë edhe votën e pakicës serbe. Asocacioni i Komunave Serbe do të ketë një lidhje lineare me Beogradin, edhe pse si juridiksion i përket Republikës së Kosovës.
A është Bosnjizuar Kosova?! Realisht nuk do të ketë as një presidencë treshe e as një repiblikë që të ndalojë zbatimin e ligjeve në territorin e saj, bëhet fjalë thjesht për autoritet kontrollues. Asocacioni do të ketë kompetencë të kundërshtojë një vendim i cili në fund të ditës do të ketë garant Bashkimin Europian.
Të gjitha këto janë pjesë të marrëveshjes së arritur sot në mbrëmje në Bruksel, të cilat bëhen të ditura nga një autoritet i rëndësishëm diplomatik i një vendi anëtar të Bashkimit Europian, por që i përket Ballkanit Perëndimor.
Ky burim diplomatikm i tha tesheshi.com se asesi nuk ka një Bosnjë të re: Kosova fitoi integritetin e saj, por Serbia mban lidhjen me pjesën e brendshme të enklavave pra me manastirin e Pejës dhe Graçanicës.
Shkurt, nëse Presidenti i Serbisë do të vizitojë Graçanicën nuk ka nevojë për leje për të hyrë në Kosovë, kjo do të jetë e garantuar, por nëse Serbisë i teket të marrë vendim për komunat serbe në Kosovë, kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar, edhe nëse vendos Asocacioni i famshëm i komunave.
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, , Federica Mogherini, në njoftimin e saj për arritjen e katër marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se kjo është një “pikë referimi për raportet mes të dyja vendeve”.
“Të dy kryeministrat kanë shënuar një kthesë në dialog. Ata janë pajtuar në përgjithësi për parimet e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, që i hapë rrugë themelimit të tij”, thuhet në kumtesën e Mogherinit.
Aty ajo njofton edhe për arritjen e marrëveshjes për energjinë, telekomin dhe atë për urën mbi Ibër. Zgjidhjet si këto që ndodhën sot, sjellin përfitime konkrete për të dy popujt dhe në të njëjtën kohë mundësojnë avancimin e të dyja palëve në rrugën europiane”, thuhet në njoftimin e Mogherinit.
Në deklaratë theksohet më tej se Bashkimi Europian do të mbështesë implementimin e të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Mogherini deklaroi se dialogu mes të dyja vendeve, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Asociaocioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive dhe marrëveshjet i ka quajtur në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme. Është marrëveshja lidhur me parimet themelore për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshja lidhur me implementimin e marrëveshjes për energji, marrëveshja për kodin telefonik dhe marrëveshja për lirimin e urës mbi Ibër, përkatësisht me rikonstrumin e saj dhe lëshimin e kësaj ure”, ka thënë Mustafa, para gazetarëve në Bruksel.
Ndërkaq, ministry për Kosovën në Serbi marko Gjriç, i ka cilësuar si fitore për serbët marrëveshjet e arritur sot në Bruksel.Por nisur nga përvoja e hershme që humbjet quhen fitore për Serbinë, deklarata e Gjuriç ishte mjaft racionale, pasi në fakt Beogradi arriti një gjë shumë të madhe: dritën jeshile për tu pranuar anëtar i BEìsë ndoshta pas pesë vjetësh. Kurse realisht nuk ka future asnjë centimetër tokë në territorin e saj, por do të ruajë influencën vertikale dhe horizontale jo vetëm në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, por edhe në Zemër të Kosovës sin ë Graçanicë dhe Pejë. /tesheshi.com/