Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ardian Turku: Ja çfarë do t`i ofroj Elbasanit, në fushatë dhe në drejtimin e bashkisë

by te Sheshi
13/04/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ardian Turku: Ja çfarë do t`i ofroj Elbasanit, në fushatë dhe në drejtimin e bashkisë

Nga Eva Gjura

Kandidati i opozitës për postin e Kryetarit të Bashkisë në Elbasan z. Ardian Turku gjatë një interviste për  ‘tesheshi.com’,  tregon përjetimin e parë kur ka mësuar nga kryetari Basha se kjo bashki i ishte besuar atij.  Megjithëse z. Turku ka një karrierë të pasur si akademike ashtu edhe politike, ai është shprehur se kjo është një garë e veçantë duke pasur parasysh situatën e ndezur politike. Z. Turku nuk i sheh gjërat vetëm gri, por në lidhje me pyetjen çfarë është bërë keq gjatë këtyre viteve ne qytetin e Elbasanit nga kundërshtari i tij ai rendit disa fusha ku gjatë këtyre tetë viteve është lënë mjaft për të dëshiruar.  Gjithashtu kandidati i opozitës u shpreh se po punohet me intensitet për plotësimin e platformës së tij elektorale, e cila do të mbetet e hapur për t`u pasuruar çdo ditë me sugjerimet që do të bëhen nga qytetarë të ndryshëm.

Turku tashmë jeni emri zyrtar i opozitës për Bashkinë e Elbasanit një ndër bashkitë më të mëdha në vend. Cila ishte ndjesia juaj e parë kur mësuat se ju ishte besuar juve kjo sfidë kaq e madhe?

Edhe pse tashmë jam i mësuar me sfidat në politikë, i përfshirë në gara elektorale për kryetar bashkie, kryetar i këshillit të qarkut dhe dy herë si deputet, emocionet, përjetimet gjithmonë janë të pranishme. Natyrisht që asnjë garë nuk i ngjan të mëparshmes. E veçanta e garës së tanishme korespondon nga njëra anë me situatën e ndezur politike, pozicionin opozitar të forcës sime politike brenda konturit të vlerësimit dhe përgjegjësisë që të ofrohet e nga ana tjetër, ndjenja e përgjegjësisë së ardhshme për menaxhimin e një bashkie të përmasave të tjera dhe me problematika shumë më komplekse. Sidoqoftë, eksperiencat politike dhe qeverisëse të mëparshme, më japin qetësinë dhe sigurinë aq të domosdoshme në këto raste.

Bashkia e Elbasanit është drejtuar deri më tani nga partia kundërshtare e juaja, çfarë është bërë keq deri me tani në ketë qytet?

Analiza e punës së një njësie vendore është diçka që kërkon metodologji dhe kujdes.

Edhe pse jam gjithnjë i prirur t`i shoh gjërat objektivisht, meqenëse po më drejtoheni për anët e dobëta të deritanishme të bashkisë dhe kryetarit aktual që është dhe rivali im në këtë përballje pas dy mandatesh qeverisëse, do të rendisja si të tilla:

  • Atrofizimin e demokracisë lokale, nëpërmjet atrofizimit të këshillit bashkiak, mbytjes së zërit të medias, marrjes së vendimeve të rëndësishme për fatet e komunitetit pa transparencë publike etj.
  • Dështimin e plotë në planifikimin e territorit përgjatë tetë viteve, me pasoja në zhvillimin ekonomik.
  • Shërbimet publike në rënie, sidomos mirëmbajtja e rrjetit rrugor.
  • Dyfishimi i administratës, në mënyrë të pamotivuar, me militantë dhe pa aftësitë profesionale të duhura.
  • Shkatërrimi i strukturës të pjesës së buxhetit të pavarur, duke mbidyfishuar fondin e pagave dhe shpenzuar pa qenë nevoja rreth pesëqindmijë euro në vit, duke minimizuar investimet dhe krijuar borxhe ndaj kompanive si edhe marrja e një kredie afër 5 milion euro që do rëndojë gati dyfish në vitet e ardhshme etj.

Tashmë duhet të keni nisur punën për përgatitjen e platformës suaj elektorale, mund të na thoni se cilat janë shtyllat kryesore ku do të bazohet kjo platforme dhe fushata juaj?

Eksperiencat dhe njohja që kam më mundësojnë të orientohem dhe skicoj shpejt platformën, por sidoqoftë, sapo kam formëzuar një grup miks specialistësh për të përpunuar me shpejtësi e kujdes këtë program. Kujdes të vecantë do të tregojmë për veçoritë e dymbëdhjetë komunave aktuale që i bashkohen bashkisë së re të Elbasanit. Programi do të jetë i hapur e do të pasurohet gjatë fushatës edhe nga sugjerimet që do të mblidhen. Shtyllat kryesore do të kenë të bëjnë me zhvillimin e demokracisë lokale dhe burimet njerëzore, politikat fiskale dhe buxhetin, planifikimin dhe kontrollin e territorit, modernizimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e infrastrukturës, politikat ekonomike në përgjithësi dhe mjedisi, bujqësia e turizmi në vecanti etj.

Cilat janë gjërat që mendoni se duhet të ndryshohen menjëherë në Elbasan, çfarë problemesh emergjente ka ky qytet?

Eficenca e administratës dhe shërbimeve ndihmëse dhe sigurisht që gjërat duhet të ecin paralel në secilin sektor. Nuk mund të nënvlerësohet asnjë sektor apo drejtim. Duhe të punohet frontalisht.

Në Elbasan ka edhe zgjedhës të dyzuar, çfarë do të bëni ju për të marrë votat e atyre që janë ende të pa vendosur ?

Shpresoj që konsideratat qytetare që mundësuan vendimmarrjen nga ana e forcës sime politike si kandidat në garën për drejtimin e bashkisë, të jenë konfirmim i faktit që edhe pse jam i përfshirë në politikë dhe si i zgjedhur prej dymbëdhjetë vjetësh, të kem ruajtur të palëkundur besimin e bashkëqytetarëve tek unë. Gjithsesi, mendoj se aftësitë dhe eksperienca, thjeshtësia e komunikimit, vërtetësia e fjalës, besimi që duhet demonstruar ndaj qytetarëve, besimi tek unë dhe mbështetja që patjetër do jetë e fortë dhe vendimtare nga forca ime politike dhe koalicioni ynë do të jenë vendimtarët për fitoren e ardhshme.

Ku e bazoni fitoren tuaj, cili do te jete modeli i fushatës qe ju do të ndiqni?

Si gjithmonë, modeli i fushatës qytetare, me respektin maksimal për zgjedhësit dhe rivalin, modeli i konkurimit me ide dhe komunikim, kundër çdo forme që devijon dënueshëm rezultatin zgjedhor.

A ka diçka që ju tremb  në këtë fushatë? 

Konsiderata se zgjedhjet janë konkurim idesh, alternativash, aksionesh të cilat duhet të bindin qytetarët dhe jo luftë për jetë a vdekje midis konkurrentësh më ka çuar gjithmonë drejtë fitores. Nuk ka e nuk duhet të ketë vend për frikë.

 /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Xhabir Derralla: Mendimi im mbi shqiptarët dhe maqedonasit, partitë shqiptare dhe qeverisjen aktuale

Xhabir Derralla: Mendimi im mbi shqiptarët dhe maqedonasit, partitë shqiptare dhe qeverisjen aktuale

Shqetësohet Uashnigtoni: Bankës Aziatike për Investime i shtohen të tjerë aleat të SHBA-ve, një projekt kinez që po zhvlerëson  e FMN-në dhe BB-në

Shqetësohet Uashnigtoni: Bankës Aziatike për Investime i shtohen të tjerë aleat të SHBA-ve, një projekt kinez që po zhvlerëson e FMN-në dhe BB-në

Ja cilat janë skuadrat me më së shumti pikë në 2015-ën

Ja cilat janë skuadrat me më së shumti pikë në 2015-ën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni