Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    “Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    Stoltenberg: Pse dërguam 700 trupa shtesë në Kosovë

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    CNN: Dokumenti sekret që posedonte Tramp

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Kështu nis dita në veriun e trazuar

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Ish-këshilltari i Kurtit: Mirënjohje Amerikës, por….

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Xhabir Derralla: Mendimi im mbi shqiptarët dhe maqedonasit, partitë shqiptare dhe qeverisjen aktuale

Nga te Sheshi
13/04/2015
në Intervista
Reading Time: 7 mins read
A A
Xhabir Derralla: Mendimi im mbi shqiptarët dhe maqedonasit, partitë shqiptare dhe qeverisjen aktuale
10
SHPËRNDARJE

Nga Memedali Jusufi

cryptochromatic 03

Ai është nipi i të famshmit Mehmet Pashë Deralla, i pari Ministër Lufte i Shtetit Shqiptar, pjesë e kabinetit të Ismail Qemalit. Shqiptar, pa dyshim, por që një rrjedhë e pazakontë jete, e ka bërë që mos të flasë dot shqipen.

Është poet, gazetar, producent, por dhe një aktivist i palodhur civil në Maqedoni, në krye të një OJQ-je të me shumë prestigj, siç është “Civil”-i.

Në intervistën e mëposhtme, ai shpalos kritikat dhe vizionin e tij shoqëror, për një Maqedoni ndryshe nga kjo që është aktualisht. Nuk kursehet të shigjetojë dhe partitë shqiptare atje, që sipas tij ndryshe sillen sa janë në opozitë, e ndryshe kur përfshihen në koalicione qeverisëse..               

 

Jeni shprehur se keni një handikap të madh: mungesën e aftësisë për të folur shqipen. Përse kështu?

Po, është handikap  i madh të mos flasësh dot gjuhën e prindëve të tu, gjithsesi. Unë me origjinë jam nga një familje e përzierë: im atë është shqiptar nga Tetova, ndërkohë nëna është shkupjane e vjetër me origjinë të përzier turko-dalmate.

Kur isha fëmijë, babai rrallë  ishte në shtëpi, derisa iku përgjithnjë në amshim. Kështu që, në shtëpi mësova të flas gjuhën turke dhe atë serbo-kroate, duke pasur parasysh që jetonim në një rreth pastër maqedonas e në shkollë mësoja në gjuhën maqedone.

Faktikisht , të gjithë shkollimin tim e kam pasur maqedonisht. Me kohë, përpiqem  të paktën ta kuptoj gjuhën shqipe, duke falenderuar edhe kolegen Albulena Karraga dhe të disa kolegë që punoj dhe me të cilët shoqërohem.

Në cdo rast, vlerësoj se është handikap  në përgjithësi që mos të dihet gjuha e shumë qytetarëve të shtetit në të cilin jeton, pavarsisht etnisë që i përkasin.

 

“Civil” është një ndër OJQ-të më të suksesshme në Maqedoni. Na fol diçka rreth aktiviteteve të kësaj organizate, objektivave dhe vizionit të saj?

Të faleminderit për kualifikimin “në mesin e më të suksesshmëve”, edhe pse identifikohemi fatkeqësisht me nxjerrjen në pah të fakteve dhe së vërtetës për gjendjen alarmante të drejtave të njeriut dhe në përgjithësi të sfidës së demokracisë.

timthumb1

Organizata jonë u bë e njohur në mënyre të drejtëpërdrejtë dhe pa doreza diplomatike , duke i paraqitur kështu dhe qëndrimet e veta apo analizat për gjendjen në të cilën ndodhemi. U shndërruam në organizatën që gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve  në Maqedonisë, pavarsisht përkatësisë etnike.

Dhe këtë e arritëm me shumë kurajo, me shumë guxim, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjithë komuniteteve në mënyrë të barabartë. Aktivitetet tona tashmë janë të fokusuara pikërisht në të drejtat e njeriut, votës së lirë , të drejtat e punëtorit e minoriteteve, nëpërmjet disa aktiviteteve.

Si organizatë na janë  bashkangjitur të gjitha lëvizjet, edhe pleniumi studentor, shkollat e mesme dhe kuadri arsimor. Shkurtimisht, bëjmë gjithçka mundemi që ta kthejmë demokracinë në vend dhe njëherit ta kthejmë gjendjen normale e stabile të vendit.

 

Si i shikoni marrëdhëniet shqiptaro-maqedone?

Raportet shqiptaro – maqedone janë një “bombë e pa kurdisur”,  ndërkohë që politikanët e të dyja  etnive e mbajnë në dorë këtë lloj “bombe”. Egziston një potencial i madh në raportet mes të dy komuniteteve  nëpërmjet të cilave shteti mund të zhvillohet dhe të bëhet një rrëfim i suksesshëm. Por, për një gjë të tillë duhet vullnet politik prej politikanëve të ndershëm, e jo grabitqarë të cilët nuk zgjedhin se me ç`mjete vijnë deri tek pushteti dhe paratë.

Në rrënjët e mentalitetit shqiptar dhe atij maqedonas janë shpirtëmirësia, solidarizimi dhe toleranca .Të dyja komunitetet kanë histori të ngjajshme dhe trashëgojnë  vlera të përafërta, ndërkohë dallimet mund t`i bëjnë më të fortë dhe më të suksesshëm.

Duhet kuptuar se politika dhe sistemi, ky që po jetojmë, i kanë larguar dhe i ka antagonizuar keqaz palët. Megjithatë , vlerësoj se kohën e fundit gjërat kanë filluar të ndryshojnë për mirë. Tani shikoj që qytetarët bashkohen për nevojën që ta jetojnë një demokraci dhe një shtet ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut, të të gjithëve njësoj.

 

Gjatë kohës kur komunikonim për intervistën më thatë se ishit në Shqipëri. Se e njihni fqinjin tonë pra dhe përgjithësisht rajonin?

Rajonin e njoh falë edhe përvojës sime në gazetari që prej vitit 1988, por dhe nëpërmjet punës në “Civil” që nga viti 1999. I ndjek  me vëmendje ngjarjet në rajon, përditshmërinë. Jam në komunikim të vazhdueshëm me përfaqsues të shoqërisë civile dhe me mediume të të gjithë shteteve të rajonit.

Njoh mirë dhe gjendjen në sferën e të drejtave të njeriut në rajon, përballjen me të kaluarën, procesin paqësor, por edhe në sferën e kontrollimit të armëve, që është një nga specialitetet e “Civili”-it.

A mendoni se një pjesë të fajit për këtë udhëheqësi të keqe,  kemi edhe ne që i votojmë këta përfaqsues?

BDD_0262

Nuk mund të jetë faji i atij që i vuan pasojat nga e keqja, nga qeverisja kriminele dhe jo-demokratike. Ajo që quhet faj, është përgjegjësi e qytetarëve për t`u angazhuar, për t`u përballur fort në mbrojtje të të drejtave dhe lirive  të cilat u takojnë të gjithëve njësoj.

Nga ana tjetër, mvaret dhe nga kultura politike , por edhe nga kapacitetet demokratike të institucioneve, qëllimi i të cilëve është posaçërisht të jetë në shërbim të qytetarëve. Por, sikurse që e dimë, institucionet janë të marra peng nga kriminelë të cilët e kanë robëruar popullin e vet dhe po e çojnë shtetin në greminë.

 

Në këtë “diktaturë” tonën, si është që të mendosh globalisht e të veprosh lokalisht?

Rëndë! Presioni është tepër i madh. Frika është mbjellë në çdo pore të jetës. Por detyrë e çdo qytetari të vetëdijshëm është që të veprojë kundër diktaturës për të mirën e të gjithë bashkëqytetarëve të vet.

Cili është vlerësimi juaj për partitë politike shqiptare?

Partitë e shqiptarëve të Maqedonisë nuk arritën që t`i kanalizojnë interesat  e shqiptarëve nëpër institucionet ku së bashku i drejtojnë me VMRO-DPMNE. Shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm t`jua valvitësh flamurin para hundës.

Sikur çdo kush tjetër, ata kanë nevojë të ushqehen, të shkojnë normalisht nëpër shkolla moderne, të mjekohen pa paguar dikë nën dorë, të punojnë dhe t`i gëzojnë të gjitha të drejtat njësoj.

Nga këto që përmenda më lart, partitë politike shqiptare asgjë nga këto, absolutisht asgjë, nuk jua mundësojnë  kur janë në pushtet në koalicion, ndërkohë që kur janë në opozitë vetëm i kontaminojnë banorët me retorikë nacionaliste.

 

Çfarë raporte keni në familje, me fqinjët, dhe me ata që nuk mendojnë si ju?

Unë kam një histori dinamike dhe në moment të veçanta me plot turbulenca përbrenda . Megjithatë, në këtë periudhë kohore mund të lavdërohem se kam raporte stabile dhe miqësore me gratë nga martesat e mëhershme. Me fqinjët thuajse nuk shihem asnjëherë, sepse jam vazhdimisht në punë, por mund t`u them se në ato raste kur shihemi mbretëron respekt reciprok.

Me ata që nuk mendojnë si unë? Janë të shumtë  në numër. Ashtu edhe duhet të jetë. Secili që mendon me kokën e vet nuk mund të mendoj si tjetri, sado i afërt të jetë. Unë atë edhe e inkurajoj.

Është me rëndësi të respektohet mendimi ndryshe, të bisedohet me durim, shumë me durim, të ecet në përputhje me vlerat themelore, të arrihet pajtueshmëri për çështjet kryesore dhe mos të shikohet ky proces si garë, por si partneritet. Ashtu duhet të jetë edhe në politikë , por kjo gjithashtu vlen edhe për përditshmërinë e njerëzve.

 

Si e shikoni krizën e fundit politike në vend, posaçërisht kur bëhet fjalë për abuzimin me votën e lirë?

derala_733981335

Gjatë nëntë viteve të kaluara, Maqedonia kaloi përmes tetë proceseve zgjedhore. Gjatë këtyre viteve shikojmë se si demokracia, shteti i së drejtës dhe përgjegjësia për të drejtat e njeriut, u zëvendësuan me partitizëm të tërësishëm, kontrollim të plotë të mediumeve , varfërim të njerëzve në llogari të presionit të elitave qeverisëse.

Maqedonia u shdërrua në vend të të burgosurve politikë. Kjo duhet të ndalet absolutisht menjëherë, sepse ky shtet nuk ka kapacitet të durojë këtë krizë një kohë të gjatë.

 

Gjatë viteve që i lamë pas cili është roli i OJQ-ve në Maqedoni?

Organizatat shoqërore qytetare,  ose të njohura si OJQ- organizata jo-qeveritare, nuk arritën t`i kanalizojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve plotësisht. Perceptimi për OJQ-të është i pavolitshëm . Viteve të fundit ata pësuan shumë goditje, presion dhe partitizëm.

Një numër i madh i OJQ-ve janë jo-aktive ose nën kontroll të plotë partiak. Megjithatë , një numër i tyre u bënë të njohura për nga ashpërsia dhe pavarësia.  Lëvizjet qytetare dhe lëvizjet jo-formale, tani për tani e zëvëndësojnë  boshllëkun e OJQ-ve, por po pason një periudhë kur OJQ-të po bëhen faktor për demokratizimin e shoqërisë dhe kontrollin qytetar të qeverisë . Besimi duhet të meritohet, e kjo mund të arrihet me shumë punë  dhe sinqeritet. /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Dalje nga ferri: rrëfimi i një amerikani të bërë musliman
Intervista

Dalje nga ferri: rrëfimi i një amerikani të bërë musliman

30/04/2023
Kim: E gabuar të votosh “non grata”-t!
Intervista

Kim: E gabuar të votosh “non grata”-t!

04/04/2023
Farid Hafez është një kritik i hapur i atyre politikave të qeverisë austriake për të cilat ai thotë se diskriminojnë myslimanët. Foto nga Emrah Yorulmaz/Anadolu Agency/Getty Images
Intervista

Akademiku austriak, i akuzuar padrejtësisht për lidhje me terrorizmin: Si dhe pse donin të më shkatërronin

15/03/2023
Lajme të tjera
Shqetësohet Uashnigtoni: Bankës Aziatike për Investime i shtohen të tjerë aleat të SHBA-ve, një projekt kinez që po zhvlerëson  e FMN-në dhe BB-në

Shqetësohet Uashnigtoni: Bankës Aziatike për Investime i shtohen të tjerë aleat të SHBA-ve, një projekt kinez që po zhvlerëson e FMN-në dhe BB-në

Ja cilat janë skuadrat me më së shumti pikë në 2015-ën

Ja cilat janë skuadrat me më së shumti pikë në 2015-ën

“Dosja Korça” – Ja cilët e kanë qeverisur këtë qytet për 23 vjet rresht; dhe pse mbetet ende tabu një kryetar bashkie mysliman

“Dosja Korça” – Ja cilët e kanë qeverisur këtë qytet për 23 vjet rresht; dhe pse mbetet ende tabu një kryetar bashkie mysliman

TË FUNDIT

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

Veriu: Rama flet, Vuçiç e të tjerë dëgjojnë

2 orë Më parë
“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

“Marshim drejt veriut”, reagon Prishtina

2 orë Më parë
Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

Paralajmërim serioz nga Komisioni Evropian: Jo ChatGPT!

3 orë Më parë
Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

Incidenti: Jose Mourinho priti arbitrin në parking dhe…

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

01/06/2023
“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

“Zbulohet” fytyra e një faraoni: i adhuruar kulturalisht, pse i urryer fetarisht

01/06/2023
Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen: Lufta e Putinit, në Ballkanin Perëndimor

31/05/2023
Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

Kurti në Bratislavë: Ku dalloj nga parardhësit e mij

31/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist