Wall Street Journal ka zbuluar nga burime informative se, Apple ka krijuar një laborator të fshehtë me mision dizenjimin e një makinë elektrike që mban markën e gjigandit të smartphoneve.
Gazeta amerikane shtoi se projekti që pritet të marrë së paku dy vjet kohë përpara se të vihet në jetë, konsiston në prodhimin e një makine në formën e një mini-kamionçine.
Këto të dhëna sinjalizojnë interesin në rritje të kompanive amerikane ndaj teknologjisë së prodhimit të automobilëve. Duhet thënë se kohët e fundit ky sektor, është në fokus të vëmendjes së kompanive që operojnë në Silicon Valley të San Franciskos, si Google, Oper dhe TCIL Motors, etj.
Një sektor i ri
Sektori i prodhimit të makinave është një ndër fushat e reja që po zgjerohen kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë.
Në mars të këtij viti, kompania Apple lançoi teknikën e re Car Play, një sistem i ri operativ që lejon shoferët të shqyrtojnë listën e telefonave iPhone, të bëjnë thirrje, si dhe të dëgjojnë audio-mesazhet pa qenë nevoja për të lëvizuar duart nga timoni.
Burimi: Reuters, përshtati: Enklid Pelari