Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijançiç ka përshëndetur formimin e qeverisë Kosovës dhe ka kërkuar nga ajo që të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit dhe të vazhdojë dialogun me Serbinë.
“Përshëndesim formimin e qeverisë Kosovës. E ftojmë qeverinë që menjëherë të fillojë punën që të zbatojë reformat e domosdoshme në fushën e sundimit të së drejtës dhe në ekonomi.
Kosova ka nevojë për përmirësimin e konkurrencës, rrethanat për qytetarët e vet dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, u shpreh Kocijançiç.
Gjithashtu ajo ka shtuar se Kosova duhet doemos të përmbushë detyrimet e saj në mënyrë të përparojë drejt liberalizimit të vizave dhe përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, të marrë rol aktiv në rajon e të bëjë përparim në dialogun me Beogradin. /tesheshi.com/