Ambasadorja amerikane Yuri Kim, u kërkoi palëve në komisionin e Reformës Zgjedhore që të rendin drejt një konsensusi e mbylljeje gjithashtu, duke mospretenduar që të marrin me patjetër gjithçka duam.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që ata dëshirojnë. Ju jeni afër – mos pushoni, mos zhgënjeni shqiptarët“, shkroi gruaja që pëfaqëson Uashingtonin në Tiranë.
Më saktë, apeli i saj i drejtohet opozitës jashtë parlamentare, e cila kërkon me ngulm procese elektronike. /tesheshi.com/