Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë bashkuar sërish pas ‘këshillimit intensiv’ që i paraprinte divorcit.
Vetëm pak javë pasi u raportua se yjet e Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt ‘kanë hequr dorë nga divorci’, është pohuar se palët kanë rindërtuar romancën e tyre falë këshillimit intensiv shpirtëror.
Sipas biografit të çiftit, Ian Halperin, çifti është “kthyer së bashku” më pak se një vit pasi njoftoi ndarjen e tyre në shtator 2016 pas 12 vjetësh së bashku.
Duke folur për Daily Mail të dielën, Halperin tha: “Brad e bëri hapin ei pari, pastaj ata ranë në krahët e njëri-tjetrit.
“Në atë moment ata vendosën të ketë një fillim të ri. Ishte një takim që shënoi fillimin e një faze të re në marrëdhëniet e tyre”.
Çifti i famshëm që ka 6 fëmijë, biologjikë dhe të adoptuar, u ndanë para disa kohësh për shkak të problemeve në sjellje që Brad Pitt kishte shfaqur./tesheshi.com/