Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANTI-SOLIDARITETI/ Si dje dhe sot: si sulmohej Al Harameini, ashtu po sulmohet dhe Vis Naçi

by te Sheshi
29/11/2019
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
ANTI-SOLIDARITETI/ Si dje dhe sot: si sulmohej Al Harameini, ashtu po sulmohet dhe Vis Naçi

Ishte fundshtatori i vitit 2002. Ishte një ditë krejt normale kur sakaq, nga nëndiga e Liqenit Artificial do niste të derdhej uji vrullshëm, gati vullkanikisht, duke shndërruar pothuajse gjithë Tiranën e Re në Venecia. Uji pushtoi rrugët dhe katet e para të banesave, duke ofruar njs situatë apokaliptike. Tirana qeverisej prej dy vitesh nga Edi Rama, ndërsa opozita, ashtu si dhe sot, do i lëshohej me kuç e me maç për atë çfarë po ndodhte. Dhe e kishte hak. Përgjegjësia sigurisht që shkonte te ai, njeriu që drejtonte bashkinë, nën administrimin e së cilës qe Liqeni. Kaq. Nuk kishte vend për diskutime të mëtejshme. E, Berisha, në një përpëlitje krejtësisht legjitime për bërë politikë me këtë detaj, u shfaq te diga duke sulmuar ashpërisht Ramën, pothuajse me të njëjtin fjalor si dhe sot. Zaten, si gjithherë dhe me çdokënd që i është shfaqur si kundërshtar, duke ia hequr dhe të drejtën për të jetuar.

Dhe në atë plojë ujore që po përjetonte një pjesë e mirë e kryeqytetit, një ndër zonat më të njohura të saj, shfaqet një shoqatë islame – Al Haramain Fundation, e cila dhuron afro 500 mijë dollarë për rehabilitimin e të gjitha dëmeve. E kjo, pa asnjë bujë. Nuk ishte koha e sotme, me informacionin i dalë jashtë kontrollit, që gati po shkatërron psiqikisht miletin.

E nëse nuk do ishte e famshmja “55”, media më përfaqësuese ndër vite e PD-së pas RD-së tradicionale, askush nuk do e njihte këtë fakt; pra që Rama po gjente shpëtim te një fondacion arab për t’i kthyer çdo familjeje atë çfarë kishte humbur nga “uji deri në gju”. Ishte një zbulim i “55”-ës, ashtu siç njeriu i saj dikur zbulonte armikun e klasës në dëmtimin e termoçifteve te filmi “Shokët”.

Për mendjen e dorën bashkë të ish-gazetarit të ZP-së konvertuar sakaq në demokrat, po me lehtësinë e pabesueshme të një konvertimi gjendur në majën e PD-së, Rama ishte financuar me “para terrorizimi”. Pak vite më vonë, ky fondacion do sikterisej në kohën e qeverisjes demokrate, e në vitet që pasuan, pas një sërë procesesh gjyqësore, do pastrohej nga çdo akuzë që ia ndolli koha (post-11 Shtatori), por nuk ia provoi dot realiteti.

Sot nuk po përmbytet Tirana nga liqeni. Sot ka qenë tërmet. Diçka krejt “qiellore”, e megjithatë primitivizmi politik po e bën të vetën. Me moralin e mbrapshtë të fabulës “hip se të vrava, zbrit se të vrava!”, po sulmohet e denigrohet pa asnjë princip jo thjesht një kryeministër – me një fat që asnjë kryeministër në botë s’do donte ta provonte – por edhe ata që shfaqen krah tij, brenda natyrshmërisë së një situate, e cila do i vinte tek e fundit në krah të çdo kryeministri, paçka se ç’sigël do i përkiste, se si do e kishte emrin, apo sa i aftë apo i dështuar do ishte. Sepse është thjesht kohë solidariteti, një solidaritet që të imponohet mjaft të jesh pak njeri, edhe në qofsh militant partie. Sepse ky është solidariteti; ai që shemb barrierë, fashit urrejtje e mbjell njerëzillëk mes atyre që nuk ndajnë të njëjtat ide apo vizione politike e shoqërore. Por nëse i ndan kultura, etika, këtu nuk ka solidaritet që mund të funksionojë. Kjo po ngjan këto ditë me emra analistësh e drejtues portalesh që iu është bërë Rama obsesion psikologjik, e nuk ka ndjesi të mirëfilltë njerëzore, nuk ka as dramë gjithashtu, që ua frenon dorën delikuente. Po, delikuente! Sepse shihni sulmet e paprincipta ndaj Elvis Naçit, si dje ndaj Al Haramainit, vetëm pse u shfaq në rolin e vet, por me të njëjtin person “non grata” politikisht. Sepse Naçi po sulmohet po nga një “55”-së e djeshme, sot në variant portali, që për paradoks ka lexues dhe ndër ata që dëgjojnë ligjëratat e Naçit në xhami. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Basha apelon e nuk akuzon: Kavaja e Vora, nevojë emergjente për ndihmë

Basha apelon e nuk akuzon: Kavaja e Vora, nevojë emergjente për ndihmë

ZYRTARE/ Përfundon kërkimin nën rrënoja: 50 humbje njerëzore nga tërmeti

ZYRTARE/ Përfundon kërkimin nën rrënoja: 50 humbje njerëzore nga tërmeti

Çdo të bëhet me inertet? Rama mendon gjermanisht

Çdo të bëhet me inertet? Rama mendon gjermanisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni