Kryeministri Rama bëri me dije mbylljen e një prej bizneseve më të njohura sezonale të Bregut, Disko Havana, në kuadër të luftës kundër informalitetit.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane, po njëkohësisht e pamundur të kuptosh se si ka mundësi që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin ‘StopInformalitetit'” shkroi shefi i qeverisë, duke vijuar mw tej: “Askush’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me ZERO TOLERANCE nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”.
Prej ditësh, qeveria ka ndërmarrë një aksion të fuqishëm anti-informalitet, e diktuar kjo nga mosrealizime të ndjeshme të të ardhurave në Tatime e Dogana. /tesheshi.com/