Kreu i diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu, tha se prania e të gjithë liderëve të Bashkimit Evropian në samitin e Sharm El Sheikh me Ligën Arabe, si dhe mbështetja ndaj presidentit të Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi, ishin një hipokrizi e gjallë.
Ai tha se Evropa duhet të qëndrojë larg standardeve të dyfishta dhe se ai është një nga njerëzit ministrat që avokojnë për këtë.
Çavushoglu tha se mendon që Evropa ka arritur pikën më të lartë në aspektin e standardeve të dyfishta.
“Të gjithë udhëheqësit e Evropës, në ditët kur ekzekutohet nëntë të rinj, shkojnë dhe i sigurojnë mbështetje Sisit”, tha Cavusoglu, duke iu referuar rastit të ekzekutimeve më të fundit nga radhët e të burgosurve nga Vëllëzëria Muslimane.
“Për fat të keq, racizmi, ksenofobia, islamofobia dhe ekstremizmi në Evropë kanë dëmtuar vlerat evropiane”, tha Çavusoglu.
Ai beson se, duke parë udhëheqësit e disa vendeve, është e mundur të shohësh vetëm interesa e asnjë vlerë.
“Po flasim për një Europë që harron vlerat kur ka interes. Ne nuk e miratojmë këtë dhe imazhet në Egjipt janë një tregues i kësaj”, theksoi kreu i diplomacisë turke. /tesheshi.com/