Kishte fshehur drogën e llojit kokainë në çorape dhe te të brendshmet, por nuk ka mundur t´i shpëtojë policisë britanike.
24 vjeçari i arrestuar nga policia me 24 doza kokainë është identifikuar si Emiliano Broka. Ai u kap nga policia britanike teksa udhëtonte me makinë drejt Stoke-on-Trent, ku do të shiste lëndën narkotike.
Mediat britanike shkruajnë se shqiptari e kishte fshehur drogën në të brendshmet dhe çorape, por kjo nuk e ndihmoi aspak.
Shqiptari, sipas raportimeve, ka pranuar të bashkëpunojë. /tesheshi.com/