Gazeta izraelite Yediot Aharonot publikoi lajmin se Presidenti amerikan Donald Trump është nën presion të madh për shkak të dëshirës së kishave ungjillore (evangjeliste) për të mbështetur aneksimin izraelit të pjesëve të mëdha të Bregut Perëndimor dhe Luginës Jordan.
Dr. Mike Evans, një nga figurat kryesore ungjillore në botën, i tha Yediot Aharonot se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme do të varet nga votat e tyre.
“Mbështetja jonë është vendimtare dhe ai nuk mund të fitojë pa ne. Ne mbrojmë ushtrimin e sovranitetit (okupimi i tokës palestineze). Mbështetja jonë për këtë proces nuk filloi me Trump, kjo vjen nga libri ynë biblik, sepse besojmë se Zoti vendosi të ushtrojë sovranitetin mijëra vjet më parë “.
Evans paralajmëroi që ata që këshillojnë Donald Trump të heqin dorë nga mbështetja e Izraelit për aneksimin e lartpërmendur, kështu zvogëlojnë shanset e tij për të fituar zgjedhjet.
Ungjillizmi, i cili ka kuptimin e “mësimit dhe përhapjes së Biblës”, është drejtimi më i përhapur në mesin e të krishterëve amerikanë. Rreth 25 përqind e popullsisë së përgjithshme, ose rreth 80 milion, janë ungjillorë, të njohur gjithashtu si “Sionistët e krishterë”.
Më shumë ungjillorë me orientim fetar janë votuesit tradicionalë republikanë, dhe në zgjedhjet e fundit ata ofruan një mbështetje të jashtëzakonshme për Trump.
“Sipas besimit të sionistëve të krishterë (ungjillorët), çështja e më e rëndësishme është që Zoti ua la tokën e shenjtë judenjve përgjithmonë”, thotë Elizabeth Oldmixon, një profesore në Universitetin e Teksasit të Veriut, duke shtuar:
“Ajo që ata shohin si një tokë e shenjtë e dhënë nga Zoti është një zonë në të dy brigjet e lumit Jordan. Kjo do të thotë që politika e zgjerimit të Izraelit është plotësisht e ligjshme për ungjillorët ”.
Grupet ungjillore gjithashtu “vërtetojnë” ndikimin e tyre mbi Trump përmes nënkryetarit Mike Pence, të cilin priftërinjtë ungjillorë e quajnë “një shembull të artë të gjithçkaje që kërkohet nga një politikan ungjillor”. /tesheshi.com/