Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZË/ Shanset e Shqipërisë kundër Portugalisë, taktikat e De Biazit dhe historiku i statistikave

by te Sheshi
06/09/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 7 mins read
A A
ANALIZË/  Shanset e Shqipërisë kundër Portugalisë, taktikat e De Biazit dhe historiku i statistikave

Albania's forward Bekim Balaj (L) celebrates after scoring a goal during the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. Albania won 1-0. AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPAMIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images

Renditja e tri ekipeve të para në grupin I për kualifikim në ‘Euro 2016’, e bën shumë të rëndësishme ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë. Kombëtarja shqiptare e pret Portugalinë pas një barazimi që mori kundër Danimarkës si mysafire, e cila sërish është me pikë të njëjta me Shqipërinë, por në vendin e dytë për shkak se ka shënuar një gol si mysafir.

Kombëtarja shqiptare futet në këtë takim si e pamposhtur në pesë ndeshjet paraprake, ndërsa Portugalia futet në këtë ndeshje me vetëm një humbje të shkaktuar pikërisht nga Shqipëria dhe pikërisht me 7 shtator të vitit të kaluar. Pra kjo ndeshje do të luhet pikërisht pas një viti dhe shpresojmë që kjo datë të jetë e mirë për Kombëtaren Shqiptare

Portugezët sigurisht që do të tentojnë të hakmerren për humbjen që pësuan në shtëpi, ndërsa tashmë do të jenë më të “trimëruar” sepse kanë edhe Cristiano Ronaldon me vete.

Ndeshjet e datës 7 shtator mund të ndryshojnë edhe renditjen e kombëtarëve në grupin I, sepse vetëm një pikë e ndan vendin e parë nga dy vendet përcjellëse.

Si ta përballojmë Portugalinë?

Tekniku italian Giani De Baizi, tashmë u bë i njohur për skemat e tij taktike të cilat po sjellin rezultatet e dëshiruara dhe objektivat.

Mbrojtja vazhdon të mbetet shqetësim. Mungesa e Mërgim Mavrajt dhe mungesa eventuale e Elseid Hysajt janë një mangësi e madhe. Por tashmë e kemi edhe bankinën e pasur. Të parin po e zëvendëson mirë Arlind Ajeti që është përshtatur mirë me kapitenin Lorik Cana, ndërsa të dytin zëvendësoi Berat Gjimshitin në debutimin e tij për kombëtaren, një qendërmbrojtës tipik, por që luajti në krah.

Këtu pritet të jetë dilema e madhe, sepse në këtë krahë pritet të luaj Ronaldo, dhe Gjimshiti me fizikun që e ka dhe gjatësinë 1.90 centimetra, ndoshta nuk e ka shpejtësinë e duhur për ta markuar Ronaldon, por përparësi e tij qëndron lufta në ajër dhe fakti që është i fuqishëm dhe mund ta rivalizojë portugezin e Real Madridit në duele të afërta, ku forca fizike është determinuese. Nëse do të rikthehet Hysaj do të ishte alternativë më e mirë për këtë krah, pasi ka një përvojë të madhe në këtë krahë dhe e njeh më mirë ekipin tonë kombëtar.

Ronaldo është lojtar që mund të bëjë diferencën në fushë, krijon shumë hapësirë për ekipin e tij dhe i gjithë ekipi luan në një mënyrë për të. Prandaj po u ndal Ronaldo, ndalet sulmi i portugezëve. Edhe nga kjo duhet shikuar ndonjë përparësi, pasi që Ronaldo di të bëhet shpesh nervoz me bashkëlojtarët e tij dhe kjo mund të na ndihmojë që ai të mos e gjejë formën në fushë.

Rezultati i kësaj sfide do të varet nga loja e Kombëtares Shqiptare në mesfushë, për çka De Biazi ka dilemat e veta. Balotazhi ndërmjet Amir Abrashit dhe Egys Kaçës vazhdon. I pari një lojtar shkatërrues, i pandalshëm, shumë energjik dhe që shkel çdo cep të fushës, thjesht i palodhur. Ndërsa Kaçe vjen me minuta të shumta në këmbët e tij, ku përveç minutave në kampionatin grek, ai ka luajtur rregullisht edhe në eliminatorët për Europa Ligë me PAOK-un duke qenë lider në fushë. Është një lojtar gjithashtu i palodhshëm që shkel çdo cep të fushës, dhe përparësia e tij në krahasim me Abrashin është se përveç shkatërrues ai është edhe kreator i lojës dhe dinë të bëjë pasime vizionare në fazën ofensive, pasime këto që do të mund ta nxirrnin fenomenin Shkëlzen  Gashi të vetëm përballë portierit.

Portugezët kanë deklaruar se kanë ardhur vetëm për fitore dhe çdo rezultat tjetër është i papranueshëm për kombëtaren e tyre. Ata do të sulmojnë, ndërsa ekipi i De Biazit do të mbrohet dhe do të tentojë që përmes kundërsulmeve t’i ndëshkojë mysafirët. Por në ndeshjen e fundit kundërsulmet nuk funksionuan si duhet. Ermir Lenjani nuk pati shumë topa dhe nuk pati ndonjë iniciativë të dalë përpara si në ndeshjet tjera, ndërsa De Biazi duhet që t’ia “ngrehë” veshin për shkak se “harronte” të kthehej mbrapa dhe shpesh e linte Ansi Agollin të vetëm, duke mos e dyfishuar pozicionin.

Në ndeshjen e parë kundër portugezëve, në këtë krah Luis Nani i ka shkaktuar shumë probleme Agollit duke i ikur disa herë dhe duke rrezikuar portën, ndërsa këtë ndeshje është e domosdoshme që Lenjani të kthehet më shumë në mbrojtje, pasi që edhe e ka shpejtësinë e duhur. Kthimi i tij prapa i mundëson edhe Agollit që të dalë përpara dhe të bëjë atë që di më së miri, të krosojë dhe të tentojë ta gjejë Gashin në 16-metërsh, i cili di të jetë “vrasës” i vërtetë në këtë zonë.

Taulant Xhaka dhe Burim Kukeli janë titullarë të padiskutueshëm. I pari është tejet luftarak në duele, dinë ta mbrojë mirë topin dhe të fitojë goditje të lira. Po ashtu përshtatet lehtë në çdo taktikë, sepse luan në çdo pozitë në mesfushë si dhe në mbrojtje. Ndërsa i dyti nuk vërehet shumë në fushë dhe për ata që nuk e njohin mirë futbollin u krijon bindjen pse ky lojtar gjendet në fushë. Por Kukeli është një shkatërrues shumë i mirë, tejet inteligjent, kreator i aksioneve dhe kur mbrohet ekipi hyn në mes Canës dhe Ajetit duke u ndihmuar dhe ofruar siguri për portën e Etrit Berishës. Kur ai ka topin ekipi merr frymë për pak sekonda, ndërsa njihet për faulle taktike në raste shumë vendimtare, dhe për këtë arsye ka dy kartonë të verdhë. Pra edhe Kukeli edhe Xhala rrezikojnë që të ndëshkohen dhe mund ta humbin ndeshjen kundër Serbisë, sepse tashmë kanë nga dy kartonë të verdhë. Prandaj duhet të kenë shumë kujdes.

Sulmi në ndeshjet e fundit i është besuar Sokol Cikalleshit, i cili i vetëm arrin të bëjë presion të madh tek kundërshtarët dhe të kthejë prapa aksionet e tyre, duke i detyruar kundërshtarët që ta kthejnë topin prapa tek portieri. Është i palodhshëm. Ai zakonisht tërheq dy mbrojtës kundërshtar pas vetes. Ka aftësi të mira për t’i pranuar dhe ulur topat e lartë me ç’rast u krijon mundësi lojtarëve të krahut që të avancojnë përpara. Shquhet për goditje të fuqishme me të dy këmbët dhe hapësirën me të vogël e shfrytëzon për ta godit portën, ndërsa problemin me të madh tek kombëtarja i ka shtyllat, që po ia mohojnë golin.

Alternativë e mirë është edhe Bekim Balaj, i cili varësisht nga rezultati duhet të futet të paktën në 20 minutat e fundit. Balaj është nuhatës i mirë i golit. E si alternativë në këtë periudhë mund të jetë edhe Odise Roshi,i cili ka shpejtësi të madhe dhe shfaq rrezik për kundërshtarët përmes kundërsulmeve. Gjithashtu kthehet shpejt në mbrojtje. Këtë dyshe e njohin mirë portugezët

Të rëndësishme ndeshjet e konkurrentëve, mund të kualifikohemi si vendi i tretë më i mirë

Po të njëjtën ditë luan edhe Armenia kundër Danimarkës, rivalit tonë direkt. Nëse Armenia arrin që ta ndalë Danimarkën do ta ndihmonte shumë Shqipërinë dhe shpresojmë të ndodh diçka e tillë, ashtu siç u lutën lojtarët danezë që Portugalia ta mposhtë Shqipërinë për matematika të tyre, pasi që nuk arritën vetë ta bënin. Danezët në ndeshjen e fundit i shkojnë Portugalisë dhe e dinë që gjasat i kanë të pakta të fitojnë në terrenin e portugezëve.

Në rast të një rezultati pozitiv kundër Portugalisë dhe ndaljes së Danimarkës në Armeni, do t’i shkaktoheshin telashe trajnerit Olsen, i cili ndoshta do t’i vajtojë sërish tri pikët e fituara nga Shqipëria në tavolinë, të cilat i kishin “djegur” shumë, por për këtë çështje ai foli vetëm kur nuk mposhti Shqipërinë, e nuk e ka përmend aspak vendimin e parë të UEFA-së që i konvenonte shumë.

Por pavarësisht rezultateve, Shqipëria është në garë për një vend në ‘Euro 2016’ edhe si e treta me pikë më së shumti. Shqipëria është e dyta në renditjen e vendeve të treta më të mira nga grupet kualifikuese. Kombëtarja kuqezi ka grumbulluar 11 pikë, aq sa ka Hungaria, por kjo e fundit ka një golavarazh më të dobët se Shqipëria. Ndërsa Ukraina aktualisht po udhëheq në këtë renditje  me 12 pikë. Megjithatë, kjo e fundit ka edhe një ndeshje për të luajtur me ekipet që mund të zënë vendin e fundit në grup dhe nëse e fiton atë ndeshje, i hiqen pikët.
Historia kundër PortugalisëShqiperi vs Portugali historia

Statistikat nuk na favorizojnë kundër portugezëve, por ekipi në vitet e fundit ka përparuar dhe këto statistika nuk kanë shumë rëndësi. Në 6 takimet që përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar kundër portugezëve, 4 kanë përfunduar me fitoren e portugezëve dhe 1 me barazim pa gola, ndërsa në ndeshjen e fundit të zhvilluar po me 7 shtator të vitit të kaluar ka fituar Shqipëria me golin e Bekim Balajt.

Edhe përsa i përket golavarazhit portugezët qëndrojnë më lart me 12 të shënuar dhe 5 të pësuar. Por këto mbesin vetëm statistika, ashtu siç mbesin bastet të cilat favorizojnë bindshëm Portugalinë, por mos të harrojnë se edhe në ndeshjen e parë po aq bindshëm e favorizonin. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Merkel thërret Vuçiç në Berlin: Je me ne a me Rusinë?!

Merkel thërret Vuçiç në Berlin: Je me ne a me Rusinë?!

Këshilli i Mandateve i hap rrugë arrestimit pa afat të deputetit Armendo Prenga

Këshilli i Mandateve i hap rrugë arrestimit pa afat të deputetit Armendo Prenga

Fernando Santos vlerëson Shqipërinë, por thotë se portugezët kanë udhëtuar për tri pikë

Fernando Santos vlerëson Shqipërinë, por thotë se portugezët kanë udhëtuar për tri pikë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni