“Balena blu”, një marrëzi njerëzore interneti, një engendisje që çoi sa e sa adoleshentë naivë drejt vetëvrasjes, tashmë është shfaqur në forma të tjera, me një tjetër sindrom viral të quajtur “sfidë e nxehtë”.
Një vajzë amerikane 12-vjeçare po kurohet nga djegiet e rënda që ajo mori në trupin e saj pasi ra viktimë e sfide të rrezikshme të përhapur në internet.
Nëna e saj, Brandi Owens, u zgjua nga ulërima në shtëpi të premten e kaluar, ku pas disa çastesh ajo pa vajzën Timiyah që zbriste nëpër shkallët, ndërkohë që i gjithë trupi i saj ishte përfshirë nga flakët.
“Ajo vrapoi drejt korridorit pranë dhomës sime. Trupi i saj po digjej, që nga gjunjët deri te flokët. Fillova të ulëras për ndihmë Ishte e tmerrshme”.
Ajo dhe burri i saj filluan menjëherë të hedhin peshqirët dhe e futën vajzën në vaskë. Ajo u transportua në spitalin e fëmijëve, ku do të qëndrojë për disa muaj deri në shërimin e plotë pas 49 përqind djegie të trupit.
Vetëm pas incidentit që nëna zbuloi se çfarë ndodhi në të vërtetë. Ajo takoi miqtë e vajzës që i thanë asaj se në internet kishte një sfidë në të cilën njerëzit pinë alkool dhe digjeshin. Ky trend quhet “sfidë e nxehtë” dhe përhapet përmes Facebook dhe YouTube. /tesheshi.com/