Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar një video, me këshillën detyruese “ndiqeni” madje.
“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP❗️
Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”, shkruan Balla, duke publikuar dhe pamje nga arrestimi i të rinjve.
Por pikërisht te arrestimi u të rinjve ka diçka të diskutueshme. Arrestimi i tyre është tipikisht që i ngjan atyre ndaj personave të përfshirë në krime të rënda penale. Siç shihet në video, të rinjtë nuk janë gango por punëtorë të shkujdesur. Vërtet kanë kryer një akt të qëortueshëm, edhe të dënueshëm madje, por që nuk dihet se ç’nen i kap, për burg a për gjobë, pasi ministri nuk vijon me aspektin ligjor të çështjes.
Ama, pamjet e tyre duke çuar në Komisariat si të ishin përfshirë në krim, me në sfond një kolonë zanore me nota heroike, edhe mund të kurseheshin. /tesheshi.com/