SHBA-të me vite nuk mbajnë mend javë më të rëndë se kjo, duke qenë se mbrëmë në Kaliformi është shënuar edhe një tjetër sulm në masë ku humbën jetën katër persona.
Ndonëse viktimat nuk erdhën nga të shtënat e pakontrolluara siç ndodhi në Teksas dhe Ohajo, vendi u trondit nga ajo që po konsiderohet si “grabitje e dhunshme, krim i urrejtjes dhe vrasje”.
Policia e identifikoi të dyshuarin si një burrë 33-vjeçar, por nuk e zbuloi emrin. Agresori kishte goditur viktimat me një thikë të ngjashme me sëpatë.
Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi vendi u godit nga dy të shtëna që lanë 31 jetë të humbura. Incidentet e njëpasnjëshme po bëjnë që qytetarët amerikan të bëjnë thirrje për ndryshimin e politikave lidhur me posedimin e armëve.
Me gjithë projektligjet e dërguara në senat, posedimi i armëve mbetet një e drejtë “puro amerikane”, pjesërisht edhe për shkak të lobit të fortë pro-armë në senat dhe qeveri. /tesheshi.com/