Yuri Kim, ambasadorja në pritje e SHBA në Tiranë, duke iu përgjigjur Senatit për misionin e saj diplomatik në Shqipëri, theksoi pikë dhe zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
“Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim.
Ndër të tjera, ai shfaqi dhe një vizion ekonomik për Shqipërinë me ndikim amerikan.
“Do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”, shtoi ajo.
Ndërkohë, e pyetur për Kosovën, ajo bëri të qartë qëndrimin kundër ndryshimit të kufijve.
“Ndryshimi i kufijve nuk është i dobishëm”, theksoi Kim.
Bëri përshtypje fakti se ajo veçoi Kinën si një rrezik për Shqipërinë, duke pasuar të Dërguarën Lejla-Moss, e cila një ditë më parë komplimentoi qeverinë shqiptare që i rezistoi tundimt për të pranuar investime nga Kina. /tesheshi.com/