Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad ka konfirmuar se “disa” amerikanë janë rrëmbyer në Irak. “Jemi duke punuar në koordinim me autoritetet irakiene për të lokalizuar dhe gjetur individët”,- tha një zyrtar i departamentit të shtetit.
Burime të pakonfirmuara kanë thënë se tre amerikanë dhe një përkthyes iranian janë rrëmbyer në pjesën jugore të Bagdadit, ndërsa zyrtarët amerikanë nuk kanë konfirmuar ende se kanë dijeni për vendndodhjen.
Një zyrtar ka bërë me dije për korrespodentin e CNN se tre amerikanë janë zhdukur gjatë ditës së premte. Ai shtoi se forcat irakiane e kanë nisur një operacion për gjetjen e tyre.
Forcat paraushtarake e donimuar nga milicia shiite që e kanë mbështetjen e Iranit, e kanë ndihmuar Irakun në luftën ndaj Shtetit Islamik. Por, ata kanë qenë të akuzuar edhe për abuzime, duke përfshirë ekzekutimet dhe rrëmbimet./tesheshi.com/