Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë gjatë festimeve të Pashkëve katolike dhe ortodokse. Në njoftimin e publikuar nga kjo ambasadë, u kërkohet qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes pasi sulmet mund të kenë shënjestër vendet turistike.
“Departamenti i Shtetit dëshiron të paralajmërojë qytetarët amerikanë për rrezikun e shtuar të sulmeve terroriste në Kosovë, veçanërisht gjatë stinëve të festave. Qytetarët amerikanë duhet të tregojnë kujdes në festimet e festës dhe në ngjarjet rreth festimeve katolike dhe ortodokse të Pashkëve”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka detajuar masat që duhet të ndërmarrin qytetarët amerikane për të garantuar sigurinë e tyre, mes të cilave ata nuk duhet të tërheqin vëmendjen se janë shtetas amerikanë, të shqyrtojnë planet personale të sigurisë, dhe të qëndrojnë larg turmave që mund të mblidhen për festime. /tesheshi.com/