Droni i programuar do të fluturojë në adresën e klientit në qytetin e College Station në Teksas, do të zbresë në një lartësi prej rreth katër metrash dhe do të lëshojë një paketë të mbrojtur me ilaçe, njoftoi Amazon.
Kompania Amazon tani do t’u dërgojë ilaçe klientëve në qytetin College të Teksasit me ndihmën e dronëve. Kështu, ilaçet do t’u dërgohen atyre brenda një ore pas porosisë.
Droni i programuar do të fluturojë në adresën e klientit, do të zbresë në një lartësi prej rreth katër metrash dhe do të lëshojë një paketë të mbrojtur me ilaçe, raporton AP.
Amazon thotë se klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin nga më shumë se 500 medikamente.
Kompania kaliforniane pretendon se dronët e saj do të fluturojnë në një lartësi prej 120 metrash përpara se të zbresin në shtëpinë e klientit. Përpara se ta lëshojë paketën nga një lartësi, ajo do të kontrollojë nëse ka fëmijë, kafshë shtëpiake apo ndonjë pengesë tjetër në zonën e dorëzimit.
Divizioni Prime Air i Amazon filloi testimin e dërgesave me dron të sendeve të zakonshme shtëpiake në fund të vitit të kaluar në qytetet College Station dhe Lockeford, Kaliforni.
Disa kompani kanë shprehur më parë dëshirën e tyre për të përdorur dronët për qëllime komerciale, por hasin në pengesa të vendosura nga rregullatorët amerikanë në dëshirën e tyre për të garantuar sigurinë e përdorimit të dronëve. /tesheshi.com/