Senatori amerikan John McCain, i cili vdiq të shtunën, ka kërkuar me anë të një testamenti që presdenti Trump të mos jetë i pranishëm në varrimin e tij. Në testament i ndjeri ka përzgjedhur Barak Obama-n dhe Xhorxh W.Bush, si njerëz të denjë për funeralin.
Në Uashington, edhe vdekja lidhet me politikën dhe ish-senatori nga Arizona e ka aplikuar më së miri këtë parim duke e përjashtuar Trump-in nga shoqërimi i tij drejt varrit, me të cilin në të gjallë pati kundërshti të ashpra.
Fakti se McCain ka zgjedhur Obama-n dhe Bush-in për të folur në funeralin e tij dhe jo Trump-in, ka një mesazh të qartë, komentojnë mediat.
Deri në fund të jetës së tij, McCain mendoi se Trump ishte një anomali historike. /tesheshi.com/