Mesfushori i Bayernit të Munihut, Xabi Alonso ka bërë të ditur formacionin e tij të preferuar në “Uefa Champions Ligue”, në të cilën ai ka përfshirë tre futbollistë të Barcelonës (Puyol, Xavin dhe Messin), ndërkohë që ka befasuar duke lënë jashtë saj lojtarët si Iker Casillas, Ronaldinhon apo Roberto Carlosin. Ajo që bie në sy është se Xabi vendosi t`i ketë përbërje tre bashkëlojtarët e tij aktualë, gardianin Manuel Neur dhe dy mbrojtësit anësor, David Alba e Filip Lahm.
Mesfushori spanjoll, në sirtaret e tij ka të fituar dy herë Ligën e Kampioneve, njëherë me Liverpoolin në vitin 2005 dhe një herë tjetër me Real Madridin në vitin që sapo lëmë pas 2014, ndërkohë që në formacion ka përfshirë disa lojtarë me të cilët ka ndarë dhomat e zhveshjes. Formacioni ideal i Alonsos duket kështu: Neuer, Alaba, Puyol, Sergio Ramos, Lahm, Xavi, Gerrard, Scholes, Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Messi.
Mos përfshirja e disa nga ish shokët e tij të skuadrës në Real Madrid vjen pas ftohjes së mardhënieve që Alonso pati gjatë sezonit që shkoi. Shkak për këtë janë bërë deklaratat në të cilën Alonso ka mbrojtur epokën e Jose Mourinhos në Real Madrid deri sa ai kishte prishur marëdhëniet me disa nga lojtarët si Iker Casillas, Pepe, Sergio Ramos e disa të tjerë. /Tesheshi.com/